ARKATANA

Hoxhaj për takimin e thirrur nga Haxhiu: S’ka proces tjetër politik pa u konstituuar Kuvendi

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se në Kosovë, sipas tij, nuk funksionon më rendi kushtetues dhe se i vetmi proces politik legjitim në këtë situatë është konstituimi i Kuvendit.

Përmes një videoje të publikuar në Facebook, Hoxhaj ka thënë se nuk sheh arsye për pjesëmarrje në procese të tjera politike, përderisa Kuvendi nuk është konstituuar.

“Ne nuk jetojmë më në rendin kushtetues, por në rendin e Albin Kurtit. Republika parlamentare dhe demokracia në Kosovë janë shuar. Krejt çfarë po shohim është një regjim personal, autoritar”, ka deklaruar Hoxhaj.

Ai ka thënë se në këto rrethana nuk ka kuptim pjesëmarrja në procese të tjera politike, duke kërkuar që seanca për konstituimin e Kuvendit të thirret sa më shpejt.

“Prandaj, nuk ka kuptim që të marrim pjesë në asnjë proces politik kushdo që e fton atë. I vetmi proces politik legjitim është konstituimi i Kuvendit dhe kryesuesi më i vjetër, sipas moshës, duhet ta ftojë seancën sa më shpejt”, ka thënë ai.

Eco Higjiena

Hoxhaj ka paralajmëruar se do të vazhdojnë veprimet politike si brenda, ashtu edhe jashtë Kuvendit.

“I siguroj qytetarët e Kosovës që do të ndërmarrim çdo gjë brenda Kuvendit dhe jashtë Kuvendit për ta rikthyer rendin kushtetues, demokracinë dhe parlamentarizmin në Kosovë”, ka deklaruar Hoxhaj.

Deklarata e Hoxhajt vjen në ditën kur Albulena Haxhiu ka ftuar liderët e partive politike në një takim konsultativ.

Në këtë takim shkoi vetëm kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, nga partitë e mëdha shqiptare, si dhe udhëheqës të partive nga komuniteti joshumicë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.