Shenjëzohet me pllakë përkujtimore shtëpia ku jetoi dhe veproi atdhetari e luftëtari Mulla Idriz Gjilani

Gjilan – Sot, u bë shenjëzimi me pllakë përkujtimore i shtëpisë ku jetoi dhe veproi luftëtari atdhetar dhe patrioti, Mulla Idriz Gjilani, i cili një jetë të tërë ia kushtoi çështjes kombëtare ka shkruar Arbër Ismajli.
“Tani e tutje, shtëpia e Mulla Idriz Gjilanit do të jetë shtëpi e bekuar e cila në vete bartë epitetin dhe jehonën e jetës dhe veprimtarisë së atdhetarit të madh i cili shquhet për fushën e edukimit fetar me frymë atdhetare e kombëtare” ka shkruar nënkryetari Arbër Ismajli./rajonipress/