Shëndetësia e sëmurë

Shëndetësia kosovare mbetet duke e synuar reformën – një sistem përplot telashe e me buxhet që kurrë nuk e ka kapërcyer 114- milionëshin.
Duke mos qenë prioritet i asnjë qeverie, sektori i shëndetësisë lëngon nga sëmundjet, pasojat e së cilave i vuajnë qytetarët e Kosovës, të cilët nuk i kanë mundësitë që ndihmën shëndetësore ta kërkojnë jashtë vendi – shkruan Koha Ditore.
Rreth tre vjet më parë ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, kishte thënë se do të niste nga e para. Do të fillonte reformat qenësore në dikasterin qeveritar që kishte pothuajse më së shumti probleme.
E kishte pranuar se ka hyrë në koalicionin qeverisës me projekt të qartë për t’u bërë ministër i Shëndetësisë.
/Koha Ditore