UBT

Shën Valentini i këngëtarëve

/ 5 minuta lexim
Mobi Casa

“Nuk i japim rëndësi kësaj feste”. Kështu të paktën theksuan thuajse të gjithë këngëtarët që gazeta Tribuna i intervistoj. Madje “Shën Valentini” për pjesën më të madhe të estradës mbetët një festë më shumë sa për të kënduar, por jo edhe për ta festuar siç festojnë në mbarë botën.

E ndonëse njëfarë tradite ka nis të bëhet edhe për ne kjo festë, Arta Bajrami, Dj Blunt, Adelina Emini e Hekuran Krasniqi nuk e marrin shumë për zemër. Ata për Tribuna kanë theksuar se nuk është festë që e kanë në traditë, ndërsa kanë shtuar se ‘Shën Valentinin’ e festojnë vetëm pranë publikut…

Arta Bajrami, e dashuruar për çdo ditë

Këngëtarja e njohur Arta Bajrami ka thënë që dita e ‘Shën Valentinit’ nuk e bën më të veçantë dashurinë e saj, deri sa ajo festë ka theksuar ta ketë 13 shkurtin. “Nuk i jap shumë rëndësi ‘Shën Valentinit’. Nuk e bën më të veçante kjo ditë dashurinë tonë. Pastaj kjo nuk është festë e fes tonë dhe të them të drejtën nuk i jap rëndësi shumë. Unë festoj 13 shkurtin pasi që bashkëshorti im ka ditëlindjen dhe ajo ditë është festë për ne kështu që me datën 14 nuk merremi”, ka thënë në fillim të bisedës këngëtarja, ndërsa ka shtuar se ajo dhe bashkëshorti i saj kujdesen për dashurinë e tyre përgjatë gjithë viti. “Kujdesin për dashurinë tonë e kemi gjatë gjithë vitit. Dhuratat nuk janë vetëm pjesë e festave ne i bëjmë dhurata edhe jashtë festave njëri tjetrit E dimë çfarë na pëlqen apo çfarë na duhet dhe e dhurojmë atë e i bëjmë vazhdimisht befasi njëri tjetrit por jo për shkak të ndonjë feste të caktuar”.

Hekuran Krasniqi, një festë mes fansash

Eco Higjiena

E as këngëtari Hekuran Krasniqi nuk merret shumë me këtë festë, duke thënë që festimi i Shën Valentinit për te është gjithmonë ndonjë mbrëmje muzikore. “Shën Valentini është bërë festë ku unë bëhem pjesë e kësaj feste thjesht duke bërë muzikë. Unë qëlloj gjithmonë në mbrëmje muzikore dhe nuk mundem asnjëherë ta shijoj. Por edhe të them të drejtën nuk kam ndonjë përkushtim të veçante për këtë festë”, ka thënë Hekurani, ndërsa ka shtuar se pavarësisht që nuk është festë e myslimanëve ai nuk është kundër Shën Valentinit. “Dihet se populli shqiptar e them me përgjegjësi është një popull laik. I kushton më shumë rëndësi kombin sesa fes andaj secila festë tek ne e kanë vendin e vet dhe fatmirësisht ne i festojmë të gjitha festat. Fundi i fundit të gjitha këto kanë një mesazh të mirë nëse jo diçka tjetër mjafton që gëzohemi së bashku”.

Do të festojë dikur edhe Adelina Emini

Edhe këngëtarja e njohur Adelina Emini festën e Shën Valentinit ka zgjedhur ta festojë pranë bashkatdhetarëve tanë në Itali, ndërsa ka theksuar se nuk i kushton shumë rëndësi kësaj dite. “Ne këngëtarët zakonisht për festa jemi të angazhuar nëpër mbrëmje të ndryshme. Për Shën Valentin unë do të jem pranë publikut shqiptar në Itali, ku do të mundohem t’i argëtoj me këngë edhe për festën e të dashuruarve por edhe për festën e pavarësisë. Por të ju them të drejtën nuk është se i kushtoj rëndësi të madhe Shën Valentini tani për tani. Ndoshta në të ardhmen po”, ka thënë duke buzëqeshur këngëtarja.

Romantiku, Dj Blunt

Ndryshe prej kolegëve të tij njëri ndër Dj më të njohur në vend, Dj Blunt ka theksuar se ai është tip romantik. Ndërsa ka thënë me buzëqeshje që po të ishte në ndonjë lidhje dashurie do të ishte duke u përgatitur për ndonjë befasi për të dashurën e vet. “Po të kisha qenë në lidhje dashurie normal që e kisha festu. Kisha qenë pran të dashurës, ndërsa sot do të isha duke u marrë me lulet e me ndonjë çokollate. Jam romantik. Por meqë nuk është ashtu do të jem në Elbasan duke argëtuar publikun tim. Kanë shpreh interesim të madh të jemi ne atje. Shpresoj të paktën që publiku të kënaqet në këtë ditë feste”.