Shemsedin Abazi: Më ndihmoni, ma shpëtoni jetën dhe familjen
Gjilan – Ish njëri ndër futbollistët më të mirë, që ka pasur futbolli i Gjilanit Shemsedin Abazi sot 63 vjeçar në një gjendje alarmante i bënë apel Kuvendit Komunal të Gjilanit dhe njerëzve të vullnetit të mirë që t`i dalin në ndihmë.
Abazi i cili për 20 vite mbrojti ngjyrat e KF C Zvezdës së Gjilanit njëherit ishte edhe ish-futbollist i Përfaqësueses të Kosovës për shumë vite ishte edhe golashënuesi më i mirë në futbollin e Kosovës. Sot vuan për kafshatën e bukës, pa kulm mbi kokë, por edhe në gjendje të vështirë shëndetësore edhe njëherë ka hapur zemrën duke bërë apel të gjithë njerëzve që t`i dalin në ndihmë në këto momente të vështira.
“Rininë time ia kushtova futbollit dhe qytetit tim, për këtë isha shumë krenar, por nga futbolli fitova vetëm varfërinë. Sot jetoj në kushte të tmerrshme, për mua asnjëherë nuk u gjend një vend i punës, sot jam në moshë dhe i sëmurë. Ju lutem më ndihmoni nuk po kërkoj lëmosh, por një ndihmë të tillë e meritoj kam derdhur shumë djers për këtë qytet, rinin time e kamë lënë për këtë qytet e sot e harruan të gjithë kontributin tim”, shprehet me lot në sy Abazi i cili këto dit është i shtrirë në spitalin e qytetit në Gjilan.
Abazi ndihet shumë rënd nga qytetarët dhe strukturat udhëheqëse të qytetit që ju drejtohet me këto mesazhe. “E di se shumë njerëz kanë nevojë për ndihmë, por mendoj se e meritoj një kulm mbi kokë për kontributin që kam dhënë për sportin e Gjilanit, i bëjë apel kryetarit të Komunës së Gjilanit Lutfi Hazirit me influencën që ka në skenën politike t`ma siguroj një kulm mbi kokë, le ta dinë të gjithë se po rehabilitohet një futbollist i këtij vendi që ka bërë shumë për emrin e qytetit të Gjilanit”, shprehet Abazi i emocionuar për rajonipress.
Ish sulmuesi i spikatur Abazi kujton me mallëngjim rinin e tij prej futbollisti. “Më premtonin shtëpi e banesa kur isha në kulmin e karrierës, por ato nuk u realizuan asnjëherë, ju besova njerëzve, por ata më tradhtuan, unë lashë rinin time për qytetin tim. por fitova varfërinë dhe lash familjen në rrugë, por kam shumë shpresë se Kuvendi i Komunës së Gjilanit do t`më del në ndihmë.Mendoj se të gjithë qytetarët e Gjilanit me vullnetin e tyre do të hapin zemrën për mua në këto moment të vështira të jetës sime “.
Abazi i lodhur për nga shëndeti ka një falënderim të veçantë për të gjithë ata që e kanë ndihmuar, edhe pse ato ndihma kanë qenë simbolike.
“Nga zemra e falënderoj Komunën e Gjilanit e cila para dy vite më ka gëzuar me 300 euro, por nuk mund t`i harroj shokët e gjeneratës të cilët vazhdimisht janë me hallet e mia ata shokë janë bashkefutbollistët të cilët e kemi kaluar rinin së bashku, ata janë të cilët vazhdimisht më përkrahin në çdo moment “.
T`ju përkujtojmë se në shtetet perëndimore demokratike sportistët të cilët kontribuojnë për ngjyrat e qytetit pa asnjë problem rehabilitohen nga shteti dhe komunat të cilat i përkasin vetëm në këtë mënyrë duke ndihmuar njerëzit meritor nderojmë vetën dhe shtetin të cilit i përkasim.
Njerëzit të cilët kontribuojnë për vendin shumë herë na bien në sprova të ndryshme, por gjithmonë janë Institucionet të cilat vlerësojnë kontributin e çdo njeriu për këtë vend.
Populli i Kosovës dhe strukturat udhëheqëse të Komunës gjithmonë sa herë që është konsideruar se një familje ka nevojë për ndihmë gjithmonë i ka dalë në ndihmë, është koha që edhe për ish futbollistin Shemsedin Abazi t`i buzëqeshë fati dhe t`i rehabilitohet zemra në gjirin familjar mbetet të shihet./sylejman ismajli/rajonipress/
Të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë mund të kontribuojnë në këtë xhirollogari – 20-17-0000899900-35 TEB BANKA.

