RCCOLA

Shembulli i Dallkut

/ 5 minuta lexim
Fundamenti

Duke e parë që nuk po mund ta jep maksimumin vendosi të pensionohet nga Kombëtarja shqiptare. Thotë se vendimi nuk ka qenë aspak i lehtë, derisa është krenar që barti fanellën kuqezi. Do t’i mbetet merak që nuk do të jetë në ndeshjet ndaj Serbisë, derisa lutet që Shqipëria të kualifikohet në Euro 2016. Armend Dallku, flet ekskluzivisht për Express.

Armend Dallku nuk do të luajë më për Kombëtaren shqiptare. Mbrojtësi vushtrrias ka vendosur të pensionohet pasi që e ka vërejtur se nuk është në gjendje ta jap më të mirë nga vetja për ekipi kuqezi.

Anëtari i ekipit ukrainas Vorskla Poltava nuk e ka pasur të lehtë ta marrë këtë vendim. Por, 30 vjeçari është krenarë që barti fanellën e Shqipërisë për tetë vite me radhë.

Ish mbrojtësi i Kosovës së Vushtrrisë, Prishtinës dhe Elbasanit në një intervistë ekskluzivisht për Express ka treguar se cila janë momentet e pa harruara me ekipin kuqezi.

Ai gjithashtu ka folur edhe për ndeshjen Shqipëri- Serbi, gjasat e Shqipërisë në eliminatoret e Euro 2016 dhe për synimet që ka me skuadrën e Vorsklas.

Express; Jeni ende në formë të mirë dhe po luani rregullisht me Vorsklan, pse vendosët të pensionoheni nga Kombëtarja ?

Dallku: Jam në formë të mirë dhe kam paraqitje vazhdimisht tek ekipi im, falënderimi i takon vetëm Allahut që po ma mundëson të jem ne ketë gjendje. Vendosa te tërhiqem nga Kombëtarja sepse po e shoh se nuk kam se çka t’i jap me këtij ekipi. Për 8 vite rresht kam pas dëshirën dhe lumturin maksimale të jem pjesë e ekipit Kombëtar, mirëpo arriti një moment qe t’i them vetes stop. Duke e parë që edhe loja ime tek ekipi kombëtar, të jem i sinqertë, kishte pak rënie mendoj që është momenti i duhur që të tërhiqem sepse kisha shumë angazhime. Për tetë vite me radhë kam luajtur me Vorsklan ndeshje kampionate, të Kupës, Europa League dhe angazhimi me Kombëtare. Udhëtimet nga Ukrahina ishin shumë të lodhshme për mua. Siç thotë një fjalë e popullit, lëre sa nuk lënë.

Express: A ka qenë vendim i lehtë t’i thoni lamtumirë ekipit kuqezi ?

Dallku: Nuk ka qenë i lehtë. jam menduar gjatë qe që të tërhiqem. Para ndeshjes me Bjellorusin, që u luajt në Turqi, i kamë treguar trajnerit që do të tërhiqem, mirëpo kam dashur që të takohem edhe personalisht me presidentin Aramnd Duka dhe t’ia komunikoj vendimin.

Express: Si e kanë pritur vendimin Giani de Biassi?

Dallku: Nuk e di s’i e ka pritur vendimin trajneri. Ndoshta nuk e ka pritur këtë, por ky ishte vendimi im. Unë gjithashtu vendimin ia kam treguar edhe me ndihmësit, Paolo Tramexani

Mobi Casa

Express: Keni luajtur 64 ndeshje me Shqipërinë. A mund të më tregoni cila ndeshje të ka lënë më së shumti mbresa, dhe pse?

Dallku: Dy ndeshje janë qe nuk i harroj kurrë. Debutimi im kundër Ukrainës dhe fitorja e fundit ndaj Norvegjisë, që do te thotë për fillimi dhe fundi kanë qenë fantastik. Ekipi Kombëtar më ka dhënë gjithçka. Më është realizuar ëndrra ime, dhe sa kam qenë pjesë e ekipit jam ndjerë njeriu me i lumtur në botë.

Express Në eliminatoret për Euro 2016 Shqipëria do të përballet me Serbinë. A do të mbetet merak që nuk do të kesh mundësi të luash në dy ndeshjet ndaj përfaqësueses serbe?

Dallku:Fati deshi që të jemi në një grup me Serbinë. Normal që kundër Serbisë do te kishin dëshirë të luanin të gjithë shqiptarët sepse ne atë ndeshje ka edhe disa gjera jashtë futbollit. Normalisht do të kisha dëshirë, mirëpo do te jem tifozi me i flaktë i ekipit në përkrahje bashkë me tifozerin tonë te mrekullueshme.

Express: Sa janë gjasat e Shqipërisë për kualifikim në Kampionatin europian, kur dihet se janë në grup të vështirë me Portugalinë, Danimarkën, Serbin e Armenin?

Dallku: Gjasat gjithmonë ekzistojnë, mirëpo i mbetet ekipit dhe sidomos trajnerit që të arrin rezultate për kualifikim. Grupi është shumë vështir. Përveç Portugalisë kemi edhe Danimarkën, me të cilën përfaqësuese e kemi pasur gjithmonë problem. Por, nuk duhet ta harrojmë Serbinë dhe Armeninë. Kjo e fundit ka një ekip simpatik, ia kamë parë disa ndeshje, derisa disa lojtarë kanë qenë pjesë e kampionatit ukrainas. Unë ju dëshiroj nga thellësia e zemrës suksese inshaAllah ketë vit do të jemi aty ku kemi ëndërruar dhe ëndërrojmë ende.

Express: Shqipërisë i the lamtumirë. Por, edhe sa vite do të luaj Dallku në futbollin aktiv?

Dallku: Në qofte se kam gjendje shëndetësore të mirë planifikoj të luaj jo me shumë se 3 vite. Futbolli për mua është punë, e kam dhënë maksimumin sikur për ekip po ashtu edhe për kombëtare. Mirëpo, me Kombëtaren deri këtu ishte, kurse këtu vazhdoj të jem pjesë e ekipit Vorskla, ku tash e një vit jam kapiten i ekipit dhe gjerat po na shkojnë siç është më së miri.

Express: Për fund?

Dallku: Një falënderim i veçantë shkon për babanë, nënën, bashkëshorten Eninen, që ishte shtylla kryesore e imja gjatë gjithë këtyre viteve, fëmijët e mi, dhe te gjithë farefisit tim. Po ashtu, i falënderoj edhe gazetarët që kanë qenë shtytësit e mi s’i për të mirë ashtu edhe për kritika.