Mobi Casa

Shega jua forcon imunitetin

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Fatkeqësisht shegën e harrojmë shumë shpesh. Mbahemi me disa fruta klasike. Por, gabojmë. Shumicën prej tyre shega i mund për nga dobitë që sjell. Një shegë mund të ketë edhe 800 fara të vogla, e ato janë tepër të pasura me antioksidues, madje më shumë edhe se vera e kuqe dhe çaji i gjelbër. Kësaj i bashkohet edhe vitamina B, C, kalciumi, fosfori.

Përveç asaj që e ngadalësoni plakjen e organizmit, i mbroni veshkat dhe mëlçinë, shega është treguar e mirë edhe për arterosklerozën. E ul nivelin e kolesterolit të keq dhe rrezikun nga dëmtimi i rruazave të gjakut.

Rekomandohet pirja e lëngut të shegës gjatë ndonjë gripi apo ftohjeje, pasi e forcon imunitetin. Përveç kësaj, ajo e zbut edhe diarrenë dhe astmën. Nëse keni problem gjatë menstruacioneve shega mund t’ju ndihmojë.

FIDANISHTJA

Përziejeni lëngun e shegës me një lugë të vogël kanellë dhe mjaltë dhe pijeni përditë. Për të përgatitur një ushqim të shëndetshëm me shegë, ju nevojiten këta përbërës: 4 filxhanë rukollë, gjysmë filxhani kokrra shege, 3 lugë vaj ulliri dhe dy lugë uthull balsami.

Në një enë të madhe përziejini rrokullat dhe shegën. Shtojani vajin e ullirit dhe uthullën dhe përziejini mirë. Më pas është i gatshëm për konsumim.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.