A i largon pesticidet larja e frutave?
Një studim i ri shkencor i jep të drejtë shqetësimit të konsumatorëve në lidhje me mbetjet e pesticideve në ushqime.
Ai sjell prova të reja se larja e frutave para ngrënies nuk largon kimikatet e ndryshme toksike që përdoren zakonisht në bujqësi.
Studimi u botua në revistën “Nano Letters” dhe vjen mes debatit të vazhdueshëm mbi shkallën e ndotjes së ushqimeve me pesticide dhe rreziqet e mundshme shëndetësore që lidhen me një dietë të qëndrueshme që përfshin mbetjet e këtyre lëndëve.