FIDANISHTJA

Rritje e çmimeve në Kosovë: Kafeja, vezët, qumështi dhe perimet më të shtrenjta

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Çmimet e konsumit në Kosovë kanë shënuar një rritje të ndjeshme gjatë muajit mars 2025, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, 2024.

Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit (IHÇK) ka shënuar një rritje mesatare prej 2,9% në mars 2025, krahasuar me marsin e vitit 2024.

Siç bëhet e ditur rritja vjetore e çmimeve është shoqëruar edhe me një inflacion mujor prej 0,8%, vetëm gjatë muajit mars 2025, duke reflektuar ndikimet e vazhdueshme nga faktorë të ndryshëm të tregut dhe të mjedisit ekonomik, transmeton telegrafi.

Mobi Casa

Rritja e çmimeve është ndikuar kryesisht nga shtrenjtimi i mallrave dhe shërbimeve në disa nga grupet dhe nëngrupet më të rëndësishme të klasifikimit COICOP. Disa nga rritjet më të theksuara përfshijnë: Kafe, çaj dhe kakao (17,1%), perime (8,7%), mish (8,3%), shërbime të transportit personal (7,6%), qumësht, djathë dhe vezë (7,1%), peme (6,7%), pije alkoolike (6,3%), gazeta, libra dhe materiale për zyra (6,2%), shërbime hoteliere (5,8%), ujë mineral, pije joalkoolike dhe lëngje (5,4%).

Ndërsa, sipas ASK-së rënie të çmimeve në disa kategori kanë pësuar lëndët djegëse të ngurta (si dru zjarri, pelet etj.) me një rënie prej -6,7%, karburantet dhe lubrifikantët për transportin personal me një rënie prej -5,0%.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.