United Hospital

Shefqet Balaj zgjidhet këshilltar në Asamblenë e qytetit Horn

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Këshilltari i porsazgjedhur ka theksuar se synimi i tij kryesor është integrimi i të gjitha komuniteteve etnike në jetën e komunës.

Shefqet Balaj është pjesëtari më i ri i asamblesë së qytetit Horn të Austrisë. Këtu ai përfaqëson Partinë Popullore të Austrisë (ÖVP), që është njëra ndër dy partitë më të mëdha të këtij vendi, dhe e cila aktualisht është ë koalicion qeverisës në nivel të Austrisë.

I lindur në vitin 1963 në Strellc të Ulët të Deçanit, Balaj ka mbaruar në Kosovë fakultetin Filozofik, dega e letërsisë ndërsa në Austri punon si depoist. Është po ashtu edhe laborant kimik me profesion. Prej 13 vitesh ka shtetësinë austriake, është i martuar dhe baba i katër fëmijëve.

Me anëtarësimin e tij në asamble, më 25 shkurt 2014 Balaj është inkuadruar në tri komisione të ndryshme të punës: në komisionin për turizëm, për arsim e shëndetësi dhe në atë për verifikim.

ARKATANA

Me hyrjen e tij në asamblenë e komunës Horn Shefqet Balaj ka fituar mundësinë të punojë në përmirësimin e bashkëpunimit në mes të qytetarëve që u takojnë kulturave të ndryshme.

“Përmes prejardhjes së tij dhe përvojës jetësore ai sjell me siguri një këndvështrim tjetër në punën e asamblesë komunale, gjë që përbën një shans të madh për komunitetin e Hornit”, ka theksuar kryebashkiaku Jürgen Maier duke e prezantuar Balajn.

Ndërsa vetë këshilltari i porsazgjedhur ka theksuar se synimi i tij kryesor në politikën e Hornit është integrimi. “Njerëzit nga të gjitha grupet etnike duhet të dinë të jetojnë së bashku në një komunitet”, shkruan meinbezirk.at.

Balaj është zgjedhur në asamble pasi që këshilltari që ka qenë para tij me vota ka marrë një funksion tjetër./albinfo.ch/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.