Shefki Kuqi për FIFA.com: Largimi nga Kosova, momenti më i vështirë në jetën time
Shefki Kuqi ka dhënë një intervistë të gjatë për faqen zyrtare të FIFA-s, ku ka kujtuar fëmijërinë e tij dhe largimin nga Kosova.
Ish reprezentuesi i Finalndës, duke rrëfyer atë që ka përjetuar ai dhe familja e tij, thotë se largimi nga Kosova, ka qenë momenti më i vështirë në jetën e tij.
“Në atë moshë, ju nuk mendoni për politikën, se çfarë po ndodh jashtë. Reagimi i parë i juaji është se ku po shkojmë? A do t’i shohim përsëri shokët dhe të afërmit. Ne po shkojmë në një vend ku nuk njohim askënd. Ishte momenti më i vështirë në jetën time”, ka kujtuar largimin në moshën 12 vjeçare nga Kosova për FIFA.com, Shefki Kuqi.
Kuqi i cili në Finlandë mori hapat e parë të futbollit, ka qenë pjesë e disa skuadrave në Evropë, ndërsa sot bën punën e trajnerit te skuadra finlandeze PK -35./Indeksonline/


