FITORJA

Shefi i delegacionit të BE-së në Serbi: Presim përparim në themelimin e Asociacionit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Shefi i delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi, Emanuele Giaufret tha se BE-ja pret të shohë përparim në themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, duke shtuar se dialogu duhet të vazhdojë.

Ai tha për TV Prva se shpejtësia me të cilën Serbia do të anëtarësohet në BE përcaktohet nga reformat në fushën e sundimit të ligjit, lufta kundër korrupsionit, si dhe marrëdhëniet mes Prishtinës dhe Beogradit.

Eco Higjiena

“Tani jemi në një situatë ku kemi disa marrëveshje të arritura, nga viti 2013 dhe 2015 dhe marrëveshjen për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve nga viti i kaluar. Tani është fjala për zbatimin e shumë detyrimeve. Çështjet kryesore janë në tryezë, të dyja palët kanë detyrime që duhet t’i zbatojnë”, tha Giaufret, transmeton Klankosova.tv.

“Ne jemi duke diskutuar në kuadër të dialogut se si të vazhdohet. Dhe ky është mesazhi që u kemi përcjellë negociatorëve të të dyja palëve. Një nga aspektet kyçe është krijimi i Asociacionit. Evropianët kanë dhënë një draft të statutit dhe presim që të shih progres në themelimin e Asociacionit”, deklaroi ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.