Shefi i BE-së në Kosovë Tomas Szunyog vizitoi Vitinë

/ 2 minuta lexim

Viti – Në Viti, sot ka qëndruar shefi i Zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë, Tomas Szunyog, i shoqëruar edhe nga kreu i seksionit të bashkëpunimit të BE-së, Johannes Stenbaek Madsen. Ambasadori Szunyog, u prit nga kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti me bashkëpunëtor, ku në takimin mikpritës, ky i fundit e njoftoi me aktivitetet e gjithëmbarshme komunale, respektivisht një historik të shkurtër të Vitisë me lokalitetet, zhvillimin ekonomik, bujqësinë, kulturën etj.

Haliti gjithashtu e njoftoi ambasadorin Szunyog, për bashkëjetesën multietnike, bashkëpunimin e mirë mes gjithë qytetarëve pa dallim etnie e feje, duke përmendur edhe projektet e përbashkëta të realizuara në disa lokalitete.

Ambasadori u shpreh i kënaqur me të arriturat e komunës së Vitisë, e posaçërisht me mbështetjen që kjo komunë po ja ofron komunës fqinje, asaj të Kllokotit. “Ne para këtij takimi vizituam qytetin dhe nga afër pamë zhvillimin që është bërë në këtë komunë. Krahas nevojave që ka komuna e Vitisë, ne do të shqyrtojmë mundësin për projektet e reja.

Temë diskutimi i vizitës së ambasadorit të BE-së në Kosovë, ishte informimi më i hollësishëm rreth projekteve të realizuara dhe atyre që kanë ngecur, të cilat u cilësuan sfidë për komunën e Vitisë.

Po ashtu u bisedua për mundësin e shfrytëzimit të fondeve të BE-së, për projekte të reja, ku u përmend uji i pijes, trajtimi i ujërave të zeza, higjiena, infrastruktura etj.

Mobi Casa

Mirëpo, ai paraqiti nevojat për realizim të projekteve që kanë të bëjnë me efiçiencë, konkretisht për ngrohje të qytetit që konsiderohet edhe si projekt shumë i domosdoshëm.

Haliti i njoftoj ata edhe për disa projekte të realizuara nga BE-ja në këtë komunë, siç janë projekti nga Cross Border, Beautiful Kosova, projekti i renovimit të Shtëpisë së Kulturës, Kabinetit të teknologjisë informative përfitimi nga granti i performancës komunale ku një pjesë e grantit është nga fondet e Bashkimit Evropian.

Haliti, në shenjë respekti dhe përkrahje të vazhdueshme, i ndau ambasadorit Szunyog një mirënjohje./rajonipress/