Fundamenti

SHBA, tre të vrarë, grabitësi qëlloi mbi kalimtarë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Tre të vdekur dhe vrasësi i dyshuar i vetëvrarë, është bilanci i një masakre të re të ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Ngjarja ndodhi në një autostradë të Tustinit, në periferi të Los Anxhelosit. Sipas të dhënave të para, policia mori një sinjalizim për vjedhjen e një makine.

Megjithatë, ndërsa forcat e rendit po përpiqeshin ta lokalizonin, pa tentuar që të largohej apo fshihej, grabitësi qëlloi pa arsye mbi një kalimtare, duke e lënë të vdekur në vend.

Pak më pas, ai qëlloi dy persona të tjerë, me një çifte të përdorur për gjueti, duke vrarë njërin dhe plagosur tjetrin, aktualisht në gjendje kritike për jetën në një spital të zonës, transmeton TCH.

Në vazhdim, i dyshuari u fut në një rrugë kombëtare, buzë të cilës qëlloi një tjetër kalimtar për vdekje, edhe në këtë rast pa asnjë motiv të dukshëm.

FIDANISHTJA

Pasi policia arriti ta lokalizonte dhe ta ndiqte me helikopterë, disa minuta më pas, vrasësi vendosi që t’i merrte jetën vetes me një plumb të vetëm në kokë.

Ende nuk është i qartë identiteti i vrasësit, motivet e tij dhe nëse ishte nën efektin e substancave narkotike gjatë masakrës.

Kjo ngjarje tronditëse vjen në një moment në të cilin në SHBA po debatohet mbi dobinë e aprovimit të një ligji apo moratoriumi për kufizimin ose ndalimin e shitjes së armëve, pasi një seri ngjarjesh të ngjashme kanë tronditur opinionin publik së fundmi. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.