GRANDEMALL

SHBA-të demantojnë Thaçin

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) nuk e përkrahin asnjë kandidat individual për t’u zgjedhur president i Kosovës.Ky është qëndrimi i Ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë, pas deklaratave publike të ministrit të Jashtëm të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ditë më parë ka thënë se SHBA-të mbështesin zgjedhjen e tij si president.

Analistët politikë thonë se Thaçi është munduar ta shfrytëzojë vizitën në SHBA kinse e ka mbështetjen e këtyre të fundit për president.

Halil Matoshi, analist politik, ka thënë për “Zërin” se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe asnjë shtet demokratik në raport me një demokraci tjetër (siç supozohet të jetë Republika e Kosovës) kurrë nuk përkrahin asnjë kandidat të veçantë. Ata, siç ka thënë ai, e përkrahin demokracinë.

Mobi Casa

“Pra del se Hashim Thaçi po përpiqet t’i keqpërdorë edhe amerikanët në luftën e tij për pushtet personal, duke e dëmtuar rëndë shtetin kosovar dhe demokracinë e brishtë kosovare”, ka thënë Matoshi.

Ndërsa analisti tjetër, Imer Mushkolaj, thotë se Hashim Thaçi është përpjekur të keqpërdorë vizitën e tij në SHBA, duke e paraqitur si mbështetje personale në procesin e zgjedhjes president./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.