Uji Dea

SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) po merr përkrahje edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. E për të marrë dritën e gjelbër, ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci po qëndron tash e disa ditë në Departamentin e Shtetit duke realizuar takime në nivelin e lartë.

Maqedonci tha se FSK ka marrë përkrahjen për blerjen e helikopterëve edhe nga Departamenti i Mbrojtjes.

“Një ndër pikat e diskutimit ka qenë vazhdimësia për blerjen e sistemit të armatimit, tash Forca e Sigurisë së Kosovës nga viti 2025 kalon në një fazë tjetër pra në fazën e tretë të tranzicionit ku do të kërkohen sisteme më të avancuara sidomos të mbështetjes ushtarake, që nënkupton helikopterë që nënkupton radarë të mbrojtjes ajrore. Dhe kemi marrë mbështetje që Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ta mbështesin Republikën e Kosovës në ndërtimin e këtyre kapaciteteve. Gjatë dy ditëve ne vijim kemi vizita të rëndësishme që ndërlidhen me blerjet ushtarake” , ka deklaruar Maqedonci për tëvë1.

Përveç helikopterëve, FSK këtë vit do të furnizohet edhe me pajisjen anti-tank Javelin me një numër të konsiderueshëm prej tyre.

“Një ndër temat që kemi diskutuar ka qenë që sistemin raketorë anti-tank Javelin ta kemi pjesë të sistemeve tona anti-tank se kemi edhe sisteme të tjera anti-tank në FSK. Kemi marrë aty një përkrahje që do të bëhet e pamundur që të paktën gjatë këtij viti ta kemi një sasi të caktuar. Normalisht gjatë vitit në vijim të kemi plotësimin me të gjitha pajisjet anti-tank, sepse dihet që është një sasi e konsiderueshme që janë blerë”, tha ai.

Hidromorava

Ministri bëri të ditur se për herë të parë do të dërgohet FSK në Lindjen e Mesme me gardën e IOWA-së.

“Kemi diskutuar për hapat që do t’i ndërmarrim së bashku me SHBA-të me qëllim të krijimit të lehtësirave të marrëveshjeve ndërkombëtare për zbarkimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës për herë të parë në një operacion kritik ushtarak në lindjen e mesme që mendojmë ta planifikojmë me gardën kombëtare të IOWA-s. Gjithashtu i kemi njoftuar departamentin e mbrojtjes për progresin që është bërë në kapacitetet ushtarake të FSK-së “, tha ai.

Gjithashtu, në kuadër të takimeve në Departamentin e Mbrojtjes, Maqedonci është njoftuar se ekspertët e FBI po e ndihmojnë policinë e Kosovës në hetimin e sulmit në kanalin Ibër-Lepenc.

“Në departamentin e Shtetit jemi informuar për angazhimin e ekspertëve të FBI-aj në mënyrë që të mbështesin institucionet tona në hetimin e rastit. Normal që edhe ne edhe Departamenti i Shtetit kemi diskutuar që rezultati final do të shpërfaq edhe aktorët që kanë qenë të involvuar në sulmin kundër infrastrukturës kritike siç kanë qenë të involvuar në shumë sulme të mëhershme do të pritet rezultatet finale për të ardh te informacionet e sakta mirëpo unë e kam prezantuar dyshimin tonë të bazuar se këto sulme janë kryer nga grupe terroriste të udhëhequra nga Radoiçiq” .

Gjatë këtyre takimeve, ministri Maqedonci bëri të ditur se ka një zotim të fuqishëm për mbështetjen e Republikës në Kartën e Adriatikut dhe më pastaj edhe në strukturat e tjera, përfshirë NATO-në.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.