RCCOLA

Shaqiri vazhdon kontratën me Bayernin?

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Xherdan Shaqiri vendosi t`i mbetet besnik Bayern Munichut edhe se kishte oferta gjatë verës. Por, mesfushori kosovar nuk e ka përjashtuar mundësin që ta vazhdoj kontratën me ekipin bavarez.

Xherdan Shaqiri në momentet e fundit vendosi që të mbetet në Bayern Munich, edhe pse kishte oferta nga Juventusi, Interi, Atletico Madrid dhe Liverpooli.

Madje, ylli kosovar e pranon se ekipi nga Anfield i ka ofruar Bayernit 20 milion euro për të. Por, me insistimin e klubit ish mesfushori i Baselit vendosi të mbetet në ekip.

“Bayern më tha që në fillim se nuk do të më lejonin që të shkojë. Unë nga ana ime gjithashtu ju kam bërë të çartë se kam nevojë për më shumë kohë në fushë”, ka deklaruar Shaqiri për Blick.

Uji Dea

Këtë sezon Xherdan Shaqiri i ka luajtur tre ndeshje si titullar nga katër takime zyrtare sa ka luajtur Bayerni këtë sezon.

“Po, fillimi ishte e mirë. Unë vetëm uroj që ky vit të jetë më i mirë se sezonin e kaluar. Por sigurisht: Në fund vendos trajneri Pep Guardiola”, theksoi ai.

Por, mesfushori kosovar nuk e ka përjashtuar mundësin që ta vazhdoj kontratën me ekipin bavarez, e cila skadon në vitin 2016.

Por, kjo është e mundur”, deklaroi reprezentuesi zviceran, i cili paralajmëroi se gjatë dimrit mund të vazhdoj bashkëpunimin me Bayern Munichun.