Shaqiri: Ja çka më pengoi te Interi dhe Bayerni
Superylli shqiptar, Xherdan Shaqiri, ka dhënë një deklaratë për mediat angleze, ku ka folur për jetën e tij në Angli. Shaqiri thotë të jetë ambientuar në një mjedis të qetë, më larg vëmendjes së madhe të mediave dhe tifozëve.
Ai e citon këtë si pengesën kryesore të kohës së tij te Interi dhe Bayerni.
“Ishte një vendim i drejt largimi nga Interit. Kam dashur të vij aty ku mund të jem vetja, diku ku mund të isha më i qetë”.
“Unë kam dashur të jem shumë më qetë. Nuk kam dashur të jem gjithmonë në vëmendje në kryetitujt e gazetave. Në Zvicër ashtu kështu jam gjithmonë në secilën gazetë”, u shpreh Shaqiri për Telegraph. /Telegrafi/


