UBT

Shaqiri: I kam prindërit fanatikë, duan nuse shqiptare

/ 3 minuta lexim
KKVITI

Ai është duke jetuar ëndrrën e tij të paimagjinuar ndonjëherë, gati si në film. Që nga klubi futbollistik i Baselit e deri te Bayerni, Xherdan Shaqiri dita-ditës bëhet akoma më i famshëm. Për momentin ai shihet si një nga meshkujt më seksi në Zvicër e Gjermani, edhe pse gjatësia e tij nuk mund të konsiderohet si ajo e një seks- simboli, por të paktën ka forma të mira trupore. Përkundër profesionit që ushtron, 21-vjeçari nuk e ka gjetur ende shpirtin binjak dhe vazhdon të ngelet beqar, transmeton gazeta Panorama.

“Vështirë të gjej kohë dhe të ulem në ndonjë restorant, të drekoj me familjen apo të kem kohë për një person që të ma dojë zemra, sepse jetës private duhet t’i kushtohet shumë rëndësi, veçanërisht mashkulli duhet të kujdeset 100% për femrën që e dashuron. Për momentin atë kohë nuk e kam në dispozicion”, është shprehur futbollisti i njohur nga Kosova në një intervistë dhënë për mediet zvicerane.

Uji Dea

“Në Munchen ndihem si në shtëpinë time, kam filluar të bëj edhe punën e modelit. Janë pesë gazeta të përditshme, të cilat ndjekin aktivitetin tim në çdo hap dhe sigurisht një numër i madh femrash dëshirojnë të më kenë. Është një interes i lartë për mua, këtë nuk mund ta imagjinoja më parë. Kohët e fundit po marr shumë numra telefoni përmes kamerierëve kur jam në ndonjë lokal. Pyesin a është ky Xherdan Shaqiri? Prandaj, unë shpesh ndodh që edhe të maskohem për të qenë më i qetë në vendin ku qëndroj”, thekson Xherdani.

Më pas, ai thotë: “Prindërit e mi do të ishin shumë të lumtur po të më shihnin të lidhur me një shqiptare. Për ata origjina e bashkëshortes sime ka shumë rëndësi. Unë jam një njeri familjar sigurisht dhe këtë gjë do të doja edhe në të ardhmen. Dhe jo rastësisht shumica e vëllezërve dhe motrave të mia gjenden me mua në Munchen, në vilën me tetë dhoma, e marrë me qira në periferi të qytetit. Vëllai im, Arianiti, kujdeset për gatim dhe larje, Erdini menaxhon karrierën time, kurse motra ime Medina ka një vend të madh në zemrën time. Është vetëm 12 vjeçe dhe jeton ende me prindërit, por më viziton shpesh”, ka thënë Xherdani në bisedën e tij për mediet zvicerane.(tung.ch)