Shaqiri i është rikthyer formës së dikurshme, shpallet lojtari i muajit në Zvicër
Xherdan Shaqiri është zgjedhur lojtari më i mirë i muajit nëntor në Zvicër.
Futbollisti kosovar po shkëlqen te skuadra e Baselit, ku po tregon klasin e tij dhe ka rikthyer formën e dikurshme, shkruan IndeksOnline.
Shaqiri ka shënuar tre gola dhe ka bërë dy asistime gjatë muajit nëntor, duke qënë lider i Baselit dhe e ka dërguar në krye të tabelës në Superligën e Zvicrës në futboll.
Ai me plot meritë është shpallur lojtari i muajit në ”Credit Suisse Super League.”/IndeksOnline/