Shaqiri i bindur se nuk i rrezikohet Botërori
Mesfushori kosovar i Bayern Muenchenit, Xherdan Shaqiri, është i bindur se do të luajë në fund të këtij stinori dhe se Botërori “Brazil 2014” nuk është në rrezik.
Shaqiri ka lënduar javën e kaluar muskulin në kofshën e djathtë, ndërsa pritet të mungojë rreth një muaj.
“Unë jam i bindur se do të kthehem në fushë para se të mbyllet ky stinor. Për dy-tri javë do të kurohem dhe më pas do t’i kthehem fushës”, ka thënë Shaqiri, përcjell “Spox.com” të dielën.


