Shaqiri godet Interin, ia përmend mjekun popullor

Lojtari i Stoke Cityt, Xherdan Shaqiri rikthehet te Interi, por kësaj here jo fizikisht, por vetëm në mendime, teksa kujton disa episode, që i ka akoma të freskëta në mendje, që mbase kanë ndikuar edhe në ecurinë e asaj eksperience aspak pozitive te zikaltërit, për mesfushorin që përfaqëson Zvicrën.
“Me Mancinin nuk pata kurrë asnjë lloj problem. Vetëm se ai ka ndryshuar disa herë opinionin e tij mbi mua. Një herë, për të më shëruar sa më shpejt nga një dëmtim, para një ndeshje, më thanë se ishte një shërues magjik apo mjek popullor që jetonte në mal. Udhëtova gjysmë ore me makinë për tu manipuluar nga ai zotëri, i cili në përfundim nuk zgjidhi asgjë”, deklaroi Shaqiri për “blick.ch”.