Gol i bukur nga Mario Mitaj për Al-Itihadin
Mbrojtësi i Shqipërisë, Mario Mitaj e ka shënuar golin e parë në fanellën e klubit nga Arabia Saudite Al-Ittihad.
Mitaj shënoi gol në fitoren 3:0 të Al-Ittihadit ndaj Al-Qadisiyait. Ndeshja i takoi xhiros së shtatë të kampionatit arab.
Mitaj në lojë u inkuadrua në minutën e 35-të ndërsa golin e realizoi në minutën e 81-të.
Reprezentuesi i Shqipërisë tek Al-Ittihadi u huazua në afatin kalimtar të janarit nga skuadra e Lokomotivës së Moskës. Klubi arab e ka të drejtën e blerjes së kartonit të tij./GazetaExpress/