Shaqiri: Erdha në Inter falë Podolskit

Xherdan Shaqiri e pranon se rol të rëndësishëm në transferimin e tij në Inter luajti bashkëlojtari i ri, Lukas Podolski. Mesfushori kosovar ishte konsultuar me sulmuesin gjerman, i cili kishte zbarkuar në Milano vetëm disa ditë më parë dhe prezenca e ish-futbollistit të Kolnit, Bayern Munichut dhe Arsenalit, e bëri të veten.
“Prezenca e tij ka qenë shumë e rëndësishme për mua. Ai ka ndikuar tej mase në zgjedhjen time”, u shpreh 23-vjeçari për tabloidin gjerman, “Bild”.
Përfaqësuesi zviceran u huazua te “Nerazzurri” për gjashtë muaj, por do të qëndrojë te skuadra italiane deri në vitin 2019, me një kontratë katërvjeçare. Shaqiri i kushtoi Interit 15 milionë euro.