Eko Higjiena

Sport Club Gjilani përfaqëson dhe mbron vetëm vlerat e komunitetit kuq & bardh

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Gjilan – Sport Club Gjilani si organizatë e pavarur, por me interes shoqëror ka për mision të vetëm përfaqësimin dhe mbrojtjen e vlerave të komunitetit kuq & bardh.

Klubi që simbolizon dhe identifikon kulturën dhe traditën e qytetit është në pronësi të bizneseve vendore dhe bashkë atdhetarëve që jetojnë në botën perëndimore, të cilët financojnë me vetmin interes zhvillimin dhe masovizimin e futbollit në vendin e tyre të lindjes.

Përmes kësaj komunikate reagojmë ndaj publikimeve të qarqeve të ndryshme në lidhje me politikat të cilat i ndjek klubi dhe pronarët e saj, të cilët janë inkuadruar së fundmi në industrinë e futbollit kosovar dhe nuk janë fare pjesë e diskutimeve dhe gjuhës e cila është duke u përdorur tash e një kohë në drejtim të klubeve dhe institucionit më të lartë futbollistik në vend.

Mobi Casa

Bëjmë thirrje publike që gjuha denigruese dhe deklaratat që ndërlidhin në mes tjerash edhe Sport Club Gjilani të ndalen, sepse përfaqësimin e bëjmë vetë përmes zyrtarëve të caktuar në institucionet dhe vendet përkatëse.

Zyra për media,
17 Shtator, 2024

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.