GRANDEMALL

Shala: Qeveria ka refuzuar gazin amerikan e ka bërë pazare energjetike me Serbinë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ferat Shala, deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, është deklaruar në lidhje me reduktimet e energjisë elektrike, duke thënë se Qeveria, e cila udhëhiqet nga Albin Kurti, s’e ka trajtuar asnjëherë me profesionalizëm e me prioritet ‘‘menaxhimin skandaloz të sektorit të energjisë”.

Ai ka thënë edhe se prioritet ka qenë pasurimi i zyrtarëve të pushtetit përmes pazareve me Serbinë.

‘‘Kjo qeveri e ka refuzuar gazin amerikan dhe ka zgjedhur të bëjë pazare energjetike me Serbinë’’, shkroi ai.

Postimi i plotë:

Uji Dea

Me dhjetëra herë në Kuvendin e Kosovës kam folur për një menaxhim skandaloz të sektorit të energjisë. Por, kjo qeveri asnjëherë nuk e ka trajtuar këtë me prioritet dhe profesionalizëm.

Prioriteti i vetëm kanë qenë tenderët në KEK dhe pasurimi i zyrtarëve të pushtetit përmes pazareve me Serbinë. Kjo qeveri e ka refuzuar gazin amerikan dhe ka zgjedhur të bëjë pazare energjetike me Serbinë.

Madje, me paratë e dhëna në këto pazare, sot ne do ta kishim termocentralin e ri. Mbi 560 milionë euro të buxhetit janë dhënë për energji dhe asnjë investim kapital. Prandaj, çdo dimër me këtë qeveri është dimër në terr.

Më 9 shkurt, Kosova duhet të marrë drejtim të ri me një ekip që e kthen dritën.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.