UBT

Shala: NATO dhe EULEX-i zëvendësojnë përkohësisht strukturat serbe në veri

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Prishtinë – Prishtina dhe Beogradi janë pajtuar që Serbia t’i largojë strukturat e saj të sigurisë nga veriu dhe përderisa të mos zëvendësohet kjo super-strukturë e sigurisë së Kosovës në veri, atë zbrazësi ta plotësojnë paqeruajtësit e NATO-s dhe misioni i EULEX-it.

Janë Thaçi e Daçiq atë që e kanë bërë këtë ujdi gjatë bisedave të zhvilluara në Bruksel nën ombrellën e shefes së diplomacisë evropiane, Catherine Ashton, tha për Radion Evropa e Lirë koordinatori i Prishtinës zyrtare në dialogun politik, Blerim Shala.

“Me muaj, më së shumti me muaj mund të llogaritet periudha kohore e zhbërjes së strukturave serbe të sigurisë. Por, po ashtu po shpresoj që me muaj duhet të llogaritet edhe aftësia jonë, potenciali ynë organizativ për t’i zëvendësuar këto struktura me strukturat kosovare të sigurisë. Ndërkohë, llogaritet në një përkrahje të fuqishme të EULEX-it dhe KFOR-it, sepse ekziston një vullnet parimor i Prishtinës dhe Beogradit që faktori ndërkombëtar ta luajë një rol të rëndësishëm në tranzicionin e veriut të Kosovës”, tha Shala.

Shefat e dy qeverive janë takuar të mërkurën në Bruksel për të pestën herë që kur baronesha Ashton nisi diskutimet e thella për veriun e Kosovës. Pas takimit, zyra e saj për media ka sqaruar se ka pasur përparim thelbësor gjatë dy ditësh bisedime.

Kryeministri serb ka thënë për opinion publik serb se Beogradi nuk do të lejojë shpërbërje të strukturave të veta në veri të Kosovës, pa qenë i sigurt se kush do t’i zëvendësojë ato.

Uji Dea

Bashkërenduesi i palës kosovare, Blerim Shala tha se vakum të sigurisë nuk do të ketë në veri të Kosovës.

“Ne e kemi një polici të Kosovës në veri. I dimë të gjitha të metat. E dimë që lojaliteti i tyre, i policëve serbë, fatkeqësisht lë shumë për të dëshiruar. Por, ne mendojmë po ashtu, që mund të inkuadrojmë edhe policë serbë të pjesëve tjera të Kosovës në këtë periudhën e parë të boshllëkut, ashtu që të mbulohet vakuumi i sigurisë”, shpjegoi Shala.

Hashim Thaçi ka paralajmëruar se në takimin e radhës, më 4 mars në Bruksel, do të dihen shumë detaje rreth periudhës kalimtare të nevojshme për masat e reja të sigurisë në pjesën veriore të Kosovës.

Ndërkohë, bashkësia ndërkombëtare vazhdon të shprehë përkrahje për palën kosovare që brenda këtij viti të zhvillohen zgjedhje të reja në katër komunat matanë Ibrit.

Një klimë e tillë besohet se do të ndihmonte në relaksimin e raporteve ndërmjet Prishtinës dhe veriut, e që për garantues do të kishte edhe Beogradin.