Eko Higjiena

Shala – Mungon përfaqësimi gjinor në institucionet komunale

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Zyhrije Shala nga Forumi i Gruas i LDK-së thotë se femra në Gjilan, po anashkalohet në vendimmarrje politike dhe në zhvillimet e tjera të rëndësishme për shoqërinë.

Zyhrije Shala në një takim me mediet ka folur për problemet me të cilat ballafaqohet gruaja në proceset vendimmarrëse në institucionet komunale, por edhe në përgjithësi në shoqërinë kosovare.

Shala tha se femra po anashkalohet në proceset vendimmarrëse politike në Gjilan. Sipas saj në komitetin për politikë dhe financa, gjinia femërore nuk përfaqësohet me asnjë anëtare. Në qeverisjen komunale, nuk ka përfaqësim konform barazisë gjinore derisa femra në biznes nuk gjen mbështetje nga institucionet.

Shala tha se ekipet sportive të femrave nuk gëzojnë mbështetje të duhur nga institucionet, që gruaja nga viset jo urbane të gjej mbështetje më të theksuar tek institucionet.

Mobi Casa

Shala tha se në kuadër të ndryshimeve kushtetuese të futet edhe ngritja e kuotës së barazisë gjinore, e me të cilën përfaqësimi të ngritet nga 30% ne 40%, si dhe që kjo e drejt të jetë edhe në përfaqësimin qeveritar.

Shala mendon se gruaja nuk duhet të jetë vetëm dekor, por të ketë rol të rëndësishëm në procese. Që ligji për lehoninë e ku parashihet një pushim prej 6 muajve të ngritet në 12 muaj, gjë që do të ndikojë në mirëqenien e gruas. Që përfaqësimi i gruas në kryesit e partive politike të jetë konform kuotës gjinore nacionale të përfaqësimit parlamentar.

Sipas Shalës edhe në politikat e punësimit duhet të merren parasysh barazia gjinore. /rajonipress/