UBT

Shala: Çështja e vendeve të rezervuara është bërë agjendë zgjedhore e LDK-së

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Blerim Shala ka thënë se çështja e vendeve të rezervuara për shumicën e partive është bërë agjendë zgjedhore e partive politike.

Ai ka përmendur në këtë rast LDK’në, duke thënë se kjo parti më së shumti flet kundër vendeve të rezervuara, me arsyetimet që ka mirëpo Shala thotë se ne kemi zotime që prej Rambujesë për komunintetet.

“Është bërë agjendë zgjedhore e partive politike. Në rastin e LDK’së është bërë agjendë zgjedhore rasti i vendeve të rezervuara”, ka thënë Shala në emisionin “Zona B”.

“Mendoj që prapë duhet ta shohim realitetin me sy. Ka ekzistuar një farë zotimi i pashkruar që partitë politike shqiptare do të jenë të gatshme ta trajtojnë temën e vendeve të rezervuara, pra nuk kemi ndonjë befasi të madhe. Kemi një situatë kur secili bën analiza duke mos marrë në tërësi mozaikun. Ndoshta ne që kemi përkrahur vendet e rezervuara, kemi menduar se vetëm ky fakt do ti bindë komunitetet të votojnë për FAK’un. Pra ka një analizë të gjymtuar për disa dukuri. Ne nuk e shohim të arsyeshme të ulim pa praninë e ambasadores amerikane, se kur duhet ti mbajmë zgjedhjet”, ka thënë ai.

Eco Higjiena

Shala ka folur edhe për gjendjen në vend, duke thënë se është një situarë që vështirë mund të përshkruhet.

Tha se “kemi fushatë e nuk kemi zgjedhje” dhe tha se datën e zgjedhjeve duhet ta përcaktojë Presidentja.

“Është një situatë vështirë e përshkrueshme, kemi fushatë e nuk kemi zgjedhje, kemi synim për të përcaktuar datën e zgjedhjeve e cila duhet të përcaktohet nga Presidenti i vendit. Për ditë bëjmë vlerëzime se si duhet organizuar zgjedhjet ndërkaq zgjedhjet nuk po i organizojmë për herë të parë. Janë disa elemente pse kemi ardhë në këtë situatë. Roli i bashkësisë ndërkombëtare nuk është i njëjtë siç ka qenë deri të përmbyllja e mbikëqyrjes së pavarësisë. Ekziston një vlerësim i përbashkët i paqëndrueshmërisë së Kuvendit dhe qeverisë. Ky Kuvend nuk mund të votojë asgjë. Ekzsiton edhe një mungesë e dialogut, një mungesë kronike ndërmjet partive tona për gjendjen në vend” ka thënë Shala.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.