RCCOLA

“Nëse do të bashkohesh në një klub, mos urino në derën e klubit”, Hovenier i dërgon porosi Qeverisë së Kosovës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, ka theksuar se për të arritur anëtarësimin e plotë në NATO dhe BE, Kosova duhet të sigurojë miratimin e të gjitha vendeve anëtare.

“Nuk e shoh se si mund të bëhesh anëtar i plotë i NATO-s pa miratimin e të gjithë anëtarëve të NATO-s”, ka thënë Hovenier në Samitin e Kosovës për Paqe dhe Demokraci.

Ai theksoi se disa nga këto vende ende nuk e kanë njohur zyrtarisht realitetin e një Kosove sovrane, të pavarur dhe demokratike, dhe se është e rëndësishme që Kosova t’i bindë ato.

“Ju duhet t’i bindni ata. Ne duam të ndihmojmë, por kjo do të thotë të punojmë në procesin e vendosur nga institucionet përkatëse”, shtoi ai.

ARKATANA

Në një deklaratë të mëtejshme, Hovenier përmendi një shprehje të gjyshit të tij, duke ilustruar rëndësinë e qasjes së kujdesshme në proceset diplomatike.

“Nëse dëshiron të bashkohesh në një klub, mos urino te dera e klubit.”

Ai përfundoi duke theksuar rëndësinë e ndjekjes së institucioneve dhe procedurave ndërkombëtare për të siguruar mbështetjen e nevojshme për anëtarësim. /Telegrafi/