FITORJA

Shaip Muja: Gjasat që të kalojë demarkacioni janë zero

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Qeveria e Kosovës, nuk mund të llogarisë në votën e deputetit Shaip Muja për të kaluar projektligjin për demarkacion me Malin e Zi. Ndonëse, ekzekutivi ka paralajmëruar se në muajin dhjetor do ta riprocedojë për Kuvend këtë marrëveshje, gjasat për të kaluar demarkacionin, sipas Mujës janë zero.

Ai në një prononcim për ‘Indeksonline’, ka thënë se deputetët janë para një sfidë të madhe e sidomos ata të rrafshit të Dukagjinit.

“Deputetët cilët mendojnë se të jenë në politike dhe mendojnë të kenë një perspektive politike, votimi i demarkacionit do të mund të iu hakmerrej shumë, prandaj duhet të vlerësohet propozimi të cilin e kam bërë qe si të dilet nga kjo bllokade dhe si të procedohet me çështjen e demarkacionit për pikat kontestuese dhe kjo është oferta më e mirë”, ka thënë Muja.

Marrëveshja për demarkacion, sipas tij, nuk mund të procedohet pa marrë një përgjigje pasi ai thotë se i është drejtuar zyrtarisht Kuvendit.

“Pa marrë një përgjigje për këtë nuk mund të riprocedohet marrëveshja në Kuvend, sepse duhet të respektohet rregullat kur kërkojnë deputetët një qëndrim të tillë”, ka shtuar ai.

FITORJA

Muja thotë se zgjedhjet e parakohshme janë opsion për dalje nga kjo situate.

“Ka kohë kur kam thënë se kjo qeveri është shkëputur nga baza dhe nëse ajo është shkëputur nga baza dhe zgjidhja e problemeve të mëdha, sepse demarkacionin e ka bërë të temë vet qeveria,mendoj se zgjedhjet e parakohshme janë opsioni më i mirë për çështjen e Kosovës dhe për një rikonfigurim të ri politik. ”, ka theksuar ai.

Pranverën e vitit 2017 e sheh si kohën më të përshtatshme kur duhet mbajtur zgjedhjet e parakohshme.

Vet kryeministrit Mustafa ka paralajmëruar se gjatë muajit dhjetor çështja e demarkacionit mund të kthehet për votim në Kuvend. E, votimi i kësaj marrëveshje është kriter i vendosur nga Bashkimi Evropian për heqjen e vizave për kosovarët./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.