Fundamenti

Osmani dhe Hovenier bisedojnë për zhvillimet e fundit në Kosovë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur dje në takim të rregullt ambasadorin e SHBA-ve, Jeffrey Hovenier, me të cilin bisedoi për zhvillimet aktuale në vend.

Në njoftimin nga Presidenca thuhet se gjatë takimit te presidentes me ambasadorin amerikan u diskutua edhe për përpjekjet e përbashkëta për intensifikimin e bashkëpunimit bilateral ndërmjet Kosovës e SHBA-ve në fusha të ndryshme.

Mobi Casa

“Në takim u diskutua edhe për agjendën ndërkombëtare, në veçanti për pritshmëritë dhe aktivitet gjatë javës së lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/