Eko Higjiena

Krasniqi i përgjigjet Vuçiqit për zgjedhjet në komunat veriore: S’shoh mundësi që të mbahen para tetorit të 2025’s

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të premten ka kërkuar që në Kosovë të mbahen zgjedhje të jashtëzakoshme në veri të Kosovës, kjo pasi kryetarët serbë ishin dorëhequr e më pas Lista Serbe i kishte bojkotuar zgjedhjet.

Në lidhje me këtë çështje ka folur Elbert Krasniqi, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal.

Ai ka thënë për mediumin “Arbëria”, se zgjedhjet në katër komunat veriore mund të mbahen gjatë muajit prill të vitit 2025.

ARKATANA

Por ai ka shtuar se meqë zgjedhjet lokale janë në tetor 2025, nuk sheh mundësi që ato të mbahen në prill.

“Që të jemi të qartë, zgjedhjet në katër komunat veriore mund të mbahen gjatë muajit prill të vitit 2025 por meqenëse kalendari për zgjedhjet lokale është i caktuar për muajin tetor të po këtij, viti atëherë nuk shoh mundësi që zgjedhjet në këto komuna të mbahen në muajin prill. Këtë e mundëson udhëzimi administrativ i Qeverisë”, ka thënë Krasniqi.

Po ashtu, Krasniqi ka folur edhe për Urën e Ibrit, ku ka thënë se “do të hapet vetëm në koordinim me KFOR-in”. /Gazeta Express

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.