Hidromorava

Shabani i fton qytetarët që t’i regjistrojnë lindjet dhe vdekjet, s’ka gjoba

/ 1 minutë lexim
HW

Gjilan – Gjobat komunale për regjistrimet e mëvonshme të lindjeve dhe vdekjeve janë hequr nga anëtarët e Kuvendit të Komunës së Gjilanit. Drejtori i Administratës së Përgjithshme, Elbasan Shabani, tha se në seancën e fundit ka i propozuar Kuvendit të Komunës së Gjilanit, që të votojë lirimin nga pagesa e gjobës për regjistrimin me vonesë të lindjeve dhe vdekjeve, si për personat e lindur apo të vdekur brenda vendit, ashtu edhe jashtë vendit.

Ai tregoi se me 33 vota pro, është miratuar propozim-vendimi për lirimin nga kjo gjobë.
Drejtori i Administratës së Përgjithshme, ka falënderuar të gjithë asamblistët që e votuan këtë propozim-vendim.

HW

“Ftoj të gjithë qytetarët pa dallim, të cilët ende nuk i kanë regjistruar lindjet apo vdekjet e anëtarëve të familjes së tyre, që të paraqiten dhe t’i regjistrojnë ato deri në fund të vitit 2026”, tha Elbasan Shabani./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.