FITORJA

Shaban Shabani promotor i shumë aktiviteteve artistike, Gagica e nderon me mirënjohje

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Shaban Shabani ishte promotor i këtyre aktiviteteve artistike duke qenë pjesë dhe bartës i çdo organizimi që bëhej aso kohe që nga ‘Flaka e Janarit’, koncerteve e deri te festivali i parë në Kosovë, ‘Gurra Popullore’, në vitet 90-ta, e që me vonë mori karakterin e festivalit ndërkombëtar.

Postimi i plotë i Nazim Gagicës:

Sot vizitova veprimtarin e madh të kulturës, Shaban Shabani, me ç’rast ndava mirënjohje falënderimi për kontributin e jashtëzakonshëm dhënë në fushën e kulturës e sidomos në vitet e ’90-a, rrethana këto kur aktivitetet kulturo-artistike ishin një nga instrumentet kyçe krahas atyre arsimore e politike të kohës, për tu përballur me regjimin e atëhershëm.

GRANDEMALL

Shaban Shabani ishte promotor i këtyre aktiviteteve artistike duke qenë pjesë dhe bartës i çdo organizimi që bëhej aso kohe që nga ‘Flaka e Janarit’, koncerteve e deri te festivali i parë në Kosovë, ‘Gurra Popullore’, në vitet 90-ta, e që me vonë mori karakterin e festivalit ndërkombëtar.

Udhëhoqi me shumë shoqëri kulturore si: ansamblin “Studenti”, “Dardania” dhe ansamblin “Gurra”, duke qenë jo vetëm përfaqësues të artit nga komuna jonë por edhe duke sjellë rezultatet më të mira nga pjesëmarrja në festivale kombëtare e ndërkombëtare që vështirë mund të arrihen më, gjithashtu përgatiti e nxori shumë artistë që sot janë emra të njohur të artit jo vetëm në Kosovë por edhe në Maqedoni.

Andaj sot bashkë me nënkryetarin Ibish Ibishi dhe kolegun Fazli Berisha, falënderuam për krejt këtë angazhim e kontribut të pazëvendësueshëm dhe uruam për jetë të gjatë e me shëndet pranë familjes, kolegëve e miqve të shumtë.
Faleminderit Shaban!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.