Mobi Casa

Sfiduesi i Kushtetueses merr përkrahje nga ekspertët

/ 4 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Tefik Ibrahimi kandidat i AKR-së për asamblenë Komunale të Gjilanit tashmë ka bërë ankesë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës i cili është kundër votës automatike për bartësin e listës për të cilin thotë se është mekanizëm anti – kushtetues. Ibrahimi për rajonipress tha se po merr përkrahje e mbështetje nga ekspertët e fushës së të drejtave të njeriut dhe është optimist se rasti do të zgjidhet në favor të tij. Thotë se po të fitonte sërish nuk do të bëhej këshilltar komunal, sepse sipas tij e rëndësishme është që të fitojë koncepti zgjedhor, se nuk ka më vende të garantuara.

Tefik Ibrahimi tashmë ka bërë emër në skenën politike pasiqë pati guximin dhe kërkoj llogari e përgjigje nga instancat më të larta shtetërore rreth një padrejtësie të madhe që ju ka krijuar atij personalisht, por edhe vet sistemit zgjedhor.

Ibrahimi në zgjedhjet e fundit ishte kandidat për asamblenë e Gjilanit, por edhe pse mori vota të mjaftueshme nuk mundi të zgjidhet këshilltar komunal, raporton rajonipress.

Ibrahimi duke parë padrejtësinë e madhe që ju bë vendos t`i drejtohet PZAP dhe Gjykatës Supreme të Kosovës, ku merr përgjigje negative dhe shumë joprofesionale, por edhe të mangët . Ibrahimi vendos t`i drejtohet me një kërkesë Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, pasiqë ishte zhgënjyer nga institucionet kryesore që merren me procesin zgjedhor.

Ibrahimi tha se kërkesa e tij lidhet me vlerësimin e kushtetutshmërisë së dispozitave ligjore të nenit 7, paragrafi, 5 të Ligjit nr. 03/L-072 për zgjedhjet lokale në Republikën e Kosovës, se a është në harmoni me nenin 45, paragrafi 1 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Ibrahimi thotë se ka qenë kandidat i AKR për këshilltar Komunal për Kuvendin Komunal të Gjilanit në Zgjedhjet e 3 nëntorit 2013. “Në subjektin tim politik kam qenë më i votuari me 302 vota. KQZ nga AKR dega në Gjilan përzgjedh padrejtësisht dy kandidat tjerë: Kandidatin e parë në Listën e Kandidatëve (bartësin e Listës) të cilit KQZ ia dhuron votat e të gjithë kandidatëve tjerë në listë dhe një kandidate femër me gjithsej 69 vota” ka sqaruar Ibrahimi.

Uji Dea

Ibrahimi konsideron se i është bërë një e padrejtë e madhe dhe kjo është arsyeja kryesore që ai ju drejtua Gjykatës Kushtetuese të Kosovës dhe thotë se pret përgjigje pozitive..

Ibrahimi ndërkohë ka marrë përgjigje dhe përkrahje edhe nga ekspertët e të drejtave të njeriut. Kështu Instituti për Demokraci dhe për Zhvillim (D4D) gjatë një debati që ka mbajtur për reformën dhe drejtësinë zgjedhore ndër të tjera është marrë edhe me rastin e Tefik Ibrahimit.

Në një memorandum reagues ky institut u ka shkruar Kuvendit të Kosovës, presidentes, kryeministrit dhe Komisionit qendror të zgjedhjeve .”Zgjedhjet e fundit lokale kanë vënë në pah problemin e votës së garantuar për bartësit e listave. Tefik Ibrahimi kandidat i AKR-së për asamble komunale në Gjilan ka parashtruar ankesë tek Gjykata Kushtetuese duke sfiduar votën automatike për bartësin e listës si mekanizëm anti – kushtetues. Ibrahimin pretendon se për shkak se partia e tij ka marrë dy mandate,a to i kanë takuar padrejtësisht bartësit të listës dhe kandidate femër si rezultat i kuotës gjinore. Në këtë mënyrë Ibrahimi nuk ka arritur të zgjedhjet përkundër se hiq bartësin i cili nuk ka vota personale, Ibrahimi doli personi më i votuar i subjektit” thuhet në rekomandim.

Instituti për Demokraci e Zhvillim duke ju referuar rastit të Tefik Ibrahimit rekomandon menjëherë zbatimin dhe diskutimin pa paragjykime në mes të partive politike dhe institucioneve relevante për eliminimin e obligimit ligjor për të votuar edhe bartësin e listës si pjesë të votës për partinë ngase një lidhje e tillë është kundërkushtetuese dhe jodemokratike. Kjo dispozitë duhet të përfshihet në mesin e amendamenteve për Ligjin për zgjedhje të përgjithshme”.

Por Ibrahimi pavarësisht vendimit të Gjykatës Kushtetuese thotë se nuk do të pranojë që të kthehet më këshilltar komunal. “Unë vetëm kam dashur të nxisë këtë debat dhe që njëherë e përgjithmonë të hiqet pjesa ku u garantohet vota dhe vendi bartësve të listave të partive politike./rajonipress/