Uji Dea

Sërish Drita nuk ia doli të shënojë

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Kupa mbetët ëndërr e Dritës, ngase në kampionat ka ngelur larg vendit të parë. Edhe në një ndeshje të radhës, ekipi bardh e kaltër nga Gjilani nuk ia ka dalë të shënojë, megjithëse ka angazhuar lojtar të kalibrit të lartë si Zhdrella, Bërbatovci e emra të tjerë. Gjithçka do të vendoset në ndeshjen e kthimit, e cila do të luhet në stadiumin “Bajram Aliu” në Skënderaj. Drita – Ferronikeli 0:0.

Stadiumi i qytetit në Gjilan. Shikues: 800. Arbitra: B. Fejzullahu, A. Ejupi, E. Zeqiri, K. Vula. Kartoni i verdhë: Prekopuca, Ramushi – Mullallari, Sejdiu. Kartoni i kuq pas dy të verdhëve: Çorri.

Drita: Latifi, Ramushi, Kelmendi (Rexhepi), Prekopuca, Syla, XH. Shabani, Gashi, Zhdrella, Limani, Islami, Berbatovci (Hajdari), Hasani. Trajner: Arbnor Morina.

Ferronikeli: Dabiqaj, Osmani (Thaçi), Zariqi, Gërbeshi, LLadrovci, Çorri, Neziri (Istogu), Mullallari, Eminhaziri (Demaku), Sejdiu, Livoreka. Trajner: Ramiz Krasniqi.

Kupa mbetët ëndërr e Dritës, ngase në kampionat ka ngelur larg vendit të parë. Edhe në një ndeshje të radhës, ekipi bardh e kaltër nga Gjilani nuk ia ka dalë të shënojë, megjithëse ka angazhuar lojtar të kalibrit të lartë si Zhdrella, Bërbatovci e emra të tjerë. Gjithçka do të vendoset në ndeshjen e kthimit, e cila do të luhet në stadiumin “Bajram Aliu” në Skënderaj.

FIDANISHTJA

Në minutën 10, pas një harkimi nga e djathta, Mullallari gjuajti me kokë, por topi për pak shkoi jashtë portës. Dhjetë minuta më pas rast të mirë pati edhe Sejdiu, por gjuajtja e tij u bllokua nga mbrojtësi Hasani. Kur kaloi gjysmë ore lojë, rast të mirë pati Syla i vendasve, por në momentin vendimtar ai është ngatërruar para portës së Dabiqajt.

Në minutën 70, Çorri u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë. Nga gjuajtja e dënimit në minutën 71, e që e dha Shabani, topi për pak shkoi skaj pingules, kurse në minutën 76 Prekopuca e qëlloi tërthorësen. Vendasit u ankuan se për ta nuk u dhanë dy penalti të pastra, kur në brendi u rrëzuan Zhdrella e Ramushi, por gjyqtari Bejtë Fejzullahu heshti.

Thanë pas ndeshjes:

Arbnor Morina (Drita): “Jo që jam i frustruar, por po e flas realitetin. Gjyqtarët nuk janë në nivelin e lojtarëve e të publikut. Sërish po dëmtohet ekipi i Dritës dhe unë nuk e di se çfarë duhet të ndodh që për këtë ekip të gjykohet penaltia. Si duket gjyqtarët tanë i ka rrokur gripi i gjykimit jo të drejtë”.

Ramiz Krasniqi (Ferronikeli): “Ishte një lojë e mirë, e bukur dhe e hapur. E çmuam kupën dhe nuk kalkuluam e pati edhe raste nga të dy palët. Në ndeshjen e ardhshme ne do të luajmë për fitore”, ka thënë Ramiz Krasniqi, kryetrajner i Ferroniklit./rajonipress/