FITORJA

​Serbia fton të rinjtë për shërbim ushtarak, Raci: Jashtëzakonisht shqetësuese, NATO duhet menjëherë të hapë rrugën për anëtarësimin e Kosovës

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Ditë më parë Serbia u është drejtuar të rinjve atje nga mosha 19 deri në 30 vjeç, duke i inkurajuar që të shprehin patriotizmin e tyre përmes shërbimit ushtarak.

E njohësi i çështjeve politike, Gazmir Raci e sheh jashtëzakonisht shqetësuese thirrjen për rekrutimin e të rinjve vullnetarë nga Ministria e Mbrojtjes e Serbisë

Ai thotë më tej se paralajmërimet e presidentit ukrainas Zelensky janë kambanë alarmi për NATO-n.

FITORJA

“Thirrja për rekrutimin e të rinjve vullnetarë nga Ministria e Mbrojtjes e Serbisë është jashtëzakonisht shqetësuese për sigurinë e Ballkanit. Paralajmërimet e Zelensky ishin gjithashtu kambana alarmi për NATO-n. NATO duhet menjëherë të hapë rrugën për anëtarësimin e Kosovës”, shkruan Raci.


Ndryshe, njoftimi i Serbisë u drejtohet të rinjve të moshës së punës, nga 19 deri në 30-vjeç, duke i inkurajuar ata të shprehin patriotizmin e tyre përmes shërbimit ushtarak.

“Ne ftojmë çdo të ri dhe të re që të aplikojnë për shërbimin ushtarak si vullnetar, si dhe për pjesëmarrjen në programin e trajnimit për oficerët rezervë”, thekson njoftimi. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.