Fundamenti

Vllasi kritikon ministren Haxhiu: Mos të bëhemi shtet qesharak

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Azem Vllasi, jurist ka kritikuar ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu për deklaratën për arratisjen e të burgosurve nga burgjet e Kosovës.

Ai ka thënë se deklarata të tilla nëse ka informacione nuk bëhen publike, por duhet hetime sekrete dhe të shpejta.

Vllasi në Tëvë 1 ka thënë se duhet të tregohemi shtet serioz dhe jo të bëhemi qesharak me deklarata të tilla.

“Nëse ka indikacione për gjana tilla, atëherë ajo duhet të mbahet sekret prej opinionit dhe të urdhërohen hetime të shpejta, e jo të jepen deklarata të tilla. Nuk bëhet këto gjana me dal me dhanë kësi deklarata pastaj me u arsyetua se çka mendova. Shtetet e forta në raste të tilla bëjnë hetime të forta, mos të bëhemi qesharak, ka thënë Vllasi

FIDANISHTJA

Ai ka thënë se Serbia nuk do t’i ndërpret aktivitetet e veta për mbajtjen e tensioneve në Kosovë.

Ministrja Haxhiu është intervistuar për dy ditë nga Prokuroria Speciale lidhur me deklaratën e saj se të arratisurit nga burgjet e Kosovës destinacion të parë e kanë Serbinë dhe janë të lidhur me grupe kriminale si dhe për një deklaratë të dhënë në media se gjyqtarë e prokurorë janë takuar për raste të caktuara.

Pas intervistimit Haxhiu tha se dikë po e pengon puna në reformën në drejtësi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.