UBT

Serbia është peng i gjenocidit që ka kryer!

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryeministri Hashim Thaçi ka deklaruar se normalizimi i marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë është domosdoshmëri, porse sipas tij, Beogradin e pengon mentaliteti i së kaluarës. Ai i ka thënë se e kupton hezitimin e serbëve të veriut për të pranuar institucionet e Kosovës, pasi kanë jetuar prej 12 vitesh me mashtrimet e Beogradit për ndarje.

“I pengon që kanë mbetur ende peng i atij mentaliteti dhe atij veprimi gjenocidal që kanë kryer në Kosovë. Ende lidershipi i tyre jeton me ëndrrat e së kaluarës, prandaj lidershipi në Beograd duhet të çlirohet nga e kaluara dhe të shohë nga e ardhmja, të marrë vendime përkatëse për normalizimin e marrëdhënieve me shtetin e Kosovës”, ka thënë kryeministri në një intervistë për Zërin e Amerikës.

“Kosova ka një subjektivitet të fuqishëm tani ndërkombëtar. Mund të ndodhë fqinjësia e mirë edhe pa njohje reciproke, por që nënkupton normalizimin e marrëdhënieve të një perspektive evropiane gjithë-rajonale”.

Hidromorava

Duke folur për mënyrën se si mund të zgjidhet çështja e veriut të Kosovës, që banohet nga shumicë serbe, kryeministri Thaçi tha se ai i kupton hezitimet e serbëve në veri, por atyre u duhet thënë e vërteta.

“Unë kam prezantuar planin tim në kryeqytetet më të rëndësishme të botës për integrimin e serbëve të veriut në institucionet e Kosovës, për lëvizjen e lirë, për sundimin e ligjit, për rend dhe demokraci, për zgjedhje të lira, për zgjedhjen e lidershipit legjitim në detyrë të tri komunave, por edhe për investime ekonomike”.

“Prandaj, ajo që Serbia mund t’i ndihmojë më së tepërmi qytetarët serbë në veri të Mitrovicës është t’u thotë të vërtetën se pjesa veriore e Mitrovicës është Kosovë, se ata duhet t’i bashkangjiten institucioneve kosovare. I kuptoj hezitimet e tyre, sepse kanë jetuar 12 vite me mashtrimet e Beogradit për ndarje. Nga 25 korriku i vitit të kaluar ajo ëndërr e Beogradit është shuar një herë e përgjithmonë dhe do të punojmë për të ardhmen evropiane me integritetin territorial të njohur ndërkombëtarisht të Kosovës”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.