Serbia “De Facto” e ka njohur Kosovën

Ligjvënësi në Dhomën e Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, Eliot Engel ka thënë se ”nuk do të ketë ndarje të Kosovës, shkëputje të ndonjë pjese të saj dhe se ky është një parim shumë i rëndësishëm”.
Edhe pse ka tejkaluar afati për hartimin e planit të zbatimit të saj, Engel nuk mendon se procesi i normalizimit është në rrezik.
“Mendoj se në këtë marrëveshje Kosova ka përfituar, sepse për herë të parë, Serbia “de facto” e ka njohur Kosovën dhe qeveria e Prishtinës do të shtrijë kontrollin në tërë Kosovën”, tha Engel në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.