Mobi Casa

Serbëve të Kosovës s’u pëlqen krahasimi i Krimesë me Luginën

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryetarët e komunave veriore të Kosovës, reagojnë ndaj vlerësimeve që ajo që i lejohet Krimesë duhet t’i lejohet edhe Luginës së Preshevës. Kryetarët e komunave veriore të Kosovës, të dalë nga zgjedhjet e fundvitit të kaluar, u kanë bërë thirrje përfaqësuesve të Bashkimit Evropian që siç thuhet, publikisht të dënojnë idenë e copëtimit të Serbisë, transmeton VOA.

Komentet e tyre pasuan deklaratat e kryetarit të Kuvendit komunal të Bujanocit, një nga tri komunat me shumicë shqiptare në jug të Serbisë Jonuz Musliu, që nëse Krimeja i bashkohet Rusisë, të njëjtën të drejtë duhet dhënë edhe komunave të Preshevës Medvegjës e Bujanovcit, popullata e të cilave më 1992 përmes referendumit është përcaktuar për bashkim me Kosovën.

Zoti Musliu, ishte udhëheqës i këshillit politik të ish Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, gjatë konfliktit të viteve 1999 – 2001 ndërmjet forcave qeveritare serbe dhe kryengritësve që luftonin për më shumë të drejta të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Ai është cituar nga mjetet lokale të informimit të ketë thënë që “nëse autoritetet në Moskë thonë se Krimeja mund t’i bashkohet Rusisë, atëherë edhe Tirana e Prishtina mund të kërkojnë të njëjtën për Luginën e Preshevës”. Zoti Musliu thotë se historikisht Lugina ishte pjesë e Kosovës ndërsa ishte ndarë prej saj në vitin 1948 me vendim të udhëheqjes komuniste jugosllave të kohës.

United Hospital

Deklaratat e tij ishin cilësuar si kërcënim për tërësinë tokësore të Serbisë nga ana e ministrit në largim të qeverisë serbe për Kosovën Aleksandër Vulin. Ai u tha medieve serbe se deklaratat e tilla janë të rrezikshme dhe mund të kenë pasoja të paparashikueshme në tërë territorin e Serbisë.

Edhe kryetarët e komunave veriore të Kosovës thanë se deklaratat e tilla për copëtimin e Serbisë, mund të çojnë në një situatë me pasoja të paparashikueshme për tërë Ballkanin, dhe se politika e standardeve të dyfishta nga ana e ndërkombëtarëve duhet të përfundojë.

Diskutimet e tilla pasuan krahasimet e bëra nga vet krerët rus ndërmjet zhvillimeve ne gadishullin e Krimesë dhe Kosovës, pohime që janë hedhur poshtë nga përfaqësues ndërkombëtarë por edhe ata vendas në Kosovë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.