Hidromorava

Serbët djegin flamuj amerikanë e të BE-së

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Qindra nacionalistë serbë kanë grisur dhe djegur flamuj amerikanë, ë BE-së dhe Kosovës, si reagim ndaj lirimit si të pafajshëm nga Tribunali i Hagës i njërit nga ish komandantët e UÇK-së Ramush Haradinajt dhe dy bashkëluftëtarëve të tij, Lah Brahimaj dhe Idriz Balaj. Ata akuzoheshin për vrasjen e serbëve gjatë luftës së viteve 1998-1999.

Pjesëtarët e Partisë Radikale të Serbisë në një protestë të mbajtur të premten në Beograd, gjithashtu kërkuan dorëheqjen e qeverisë dhe të presidentit të Serbisë, për shkak të mbështetjes së tyre për integrimin e Serbisë në Bashkimin Evropian, njofton AP.

Zyrtari i partisë Nemanja Sarovic, tha se Serbia duhet të kthehet kah drejtimi i duhur: Rusia, Amerika Latine dhe “miqtë tjerë tradicionalë”.

Hidromorava

Shumë njerëz në Serbi janë të zemëruar se Tribunali i Hagës liroi ish-kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj.

Gjykata së fundi ka liruar edhe dy gjeneralë kroatë, që ishin dënuar për krime kundër serbëve. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.