Sot temperatura të larta, kujdes nga rrezet UV

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta, kryesisht mbi relievin malor.
IHK njofton se temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 12 dhe 18 gradë Celsius, kurse maksimalet do të arrijnë nga 31 deri në 35°C.
Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga verilindja. /Telegrafi/