Fundamenti

Selver Xhelili zëvendëskryesues i Kolegjiumit të inspeksionit komunal në nivel Kosove

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Selver Xhelili drejtor i inspeksionit komunal në Gjilan ka marrë edhe një pozitë të lartë në kuadër të Asociacionit të Komunave të Kosovës. Xhelili nga një garë e fort është zgjedhur zëvendëskryesues i Kolegjiumit të inspeksionit komunal në nivel të Kosovës.

Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) ka kolegjiumet dhe trupat profesionale ku inkorporohen edhe drejtoritë komunale. Në kuadër të këtij asociacioni është zgjedhur edhe Kolegjiumi për inspeksionin komunal në nivel të Kosovës, raporton rajonipress.

Komunën e Gjilanit në këtë takim e ka përfaqësuar Selver Xhelili i cli edhe është zgjedhur me shumicën e votave zëvendëskryesues i Kolegjiumit të Inspeksionit Komunal.

Uji Dea

Xhelili tha se ky kolegjium profesional ka një rëndësi të madhe dhe është një e arritur e madhe për Komunën e Gjilanit. “Në këtë trup diskutohen dhe koordinohen të gjitha temat dhe projektet profesionale që lidhen me punën e inspeksionit komunal. Komuna e Gjilanit me këtë përgjegjësi që ka marrë ka treguar se ka kapacitete profesionale për të udhëhequr edhe në nivel të Kosovës” tha Xhelili.

Ndryshe Asociacioni i Komunave të Kosovës ka të formuar edhe kolegjiumet tjera profesionale dhe kujdeset që të lobojë në përfshirjen dhe koordinimin e kërkesave komunale si dhe përfaqësimin e përbashkët të kërkesave komunale si dhe fuqizimin e AKK-së si aktor në proceset vendimmarrëse.

Xhelili mendon se jo vetëm kjo pozitë, por Gjilani duhet të përfshihet edhe në strukturat tjera vendimmarrëse, qoftë në legjislativë apo edhe në kolegjiumet tjera ku diskutohet për fushat profesionale./rajonipress/