GRANDEMALL

Selver Lenjani zhgënjehet në Qeverinë, i drejtohet kryetarit të Kamenicës

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Selver Lenjani ka bërë disa kërkesa radhazi për ta takuar Ramush Haradinajn, por pa sukses. Duke parë këtë neglizhencë të Qeverisë, Lenjani i është drejtuar Qëndron Kastratit duke kërkuar prej tij një angazhim maksimal rreth vijës kufitare dhe problemeve që kanë banorët e kësaj zone kufitare.

Ramush Haradinaj nuk ka mbetur njeri pa e takuar e pritur në zyrën e tij, por nuk i ka dalur kohë për delegacionin e Karaqevës.

Selver Lenjani i cili ka shpresuar kot tek Ramush Haradinaj thotë se është i zhgënjyer që pas shumë kërkesave për takim, nuk ka arritur ta realizojë një të tillë dhe kjo ka ndikuar që ai t`i drejtohet zyrtarisht edhe kreut të Kamenicës Qëndron Kastratit.

UBT

Lenjani tha se ka kërkuar nga Kastrati një angazhim më të madh në sensibilizimin dhe trajtimin e problemit të vijës kufitare.”Kamenica dhe zona kufitare janë ata që e përjetojnë të keqen dhe ju duhet ta merrni mbi supet tuaja këtë problem madhor për brezin kufitar” i ka shkruar Lenjani kreut të Kamenicës.

Sipas Lenjanit, Karaqeva është lënë anash dhe në shumë fusha mungojnë investimet. “Ne jemi të izoluar sepse në njërën anë është Serbia që na provokon dhe nuk na lenë rehat dhe në anën tjetër janë institucionet tona që në heshtje na injorojnë dhe nuk merren fare me kontestin e vijës kufitare” shprehet Lenjani.

Lenjani thotë se nuk do të ndalet së lobuari dhe punuari për Karaqevën dhe sfidat që atë e presin në vitin 2018./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.