HW

Selmani: Gabimet e dyfishta të doktorëve të LDK-së

/ 5 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Të nxitur nga reagimi i anëtarëve nga radhët e LDK-së, në komitetin për shëndetësi, e ndiejmë obligim që të sqarohemi edhe njëherë para publikut lidhur me përmbajtjen e zhvillimeve në këtë komitet. Ju kolegë të nderuar të LDK-së, a nuk ju kujtohen “kuadrot” tuaja “profesionale” që sot “mrizojnë” nëpër burgje në çfarë derexhe e patën sjellë QKMF-në, por edhe nivelin sekondar të shëndetësisë, ku të dy drejtorët, ai i QKMF-së dhe i spitalit regjional u shkarkuan nga pozitat e tyre për keqpërdorime, korrupsion dhe keqmenaxhim thuhet në përgjigjen e Fatbardha Selmanit anëtare e komitetit për shëndetësi nga radhët e PDK-së.

Anëtarët e komitetit të LDK-së duhet të jenë më të vëmendshëm dhe të përqendrohen më mirë kur lexojnë atë çka ne kemi deklaruar për mediat.

Ne kemi thënë ndër të tjera “u diskutua çështja e ujit të pijshëm dhe një mori problemesh me të cilat ballafaqohet sektori i shëndetësisë”.Ne po ashtu kemi theksuar që ishte kërkesë e juaja të votohet “vrojtimi i punës së QKMF deri në largim të drejtorit të saj” kjo ishte kështu, për këtë ekzistojnë procesverbalet, fjalia “deri në largim të drejtorit”, u zëvendësua apo u ndryshua me “në raste të parregullsive të merren masa”.

Angazhimi juaj ishte prejudikimi për largimin e drejtorit gjë për të cilën ne si komitet nuk kemi të drejtë ta bëjmë. Ky pasus u ndryshua me kërkesën tonë dhe të dikujt nga anëtarët e komiteti.

Ne luftë mediatike nuk bëjmë sikurse që nuk kemi bërë asnjëherë, ne duam te jemi te hapur me publikun dhe jo te ju qesim hi syve.

Nëse ne gjatë qeverisjes tonë kemi krijuar ato probleme, atëherë çfarë ju bëtë në 100 ditëshin e qeverisjes, pse nuk filluat për t`i rregulluar ato? Ndoshta keni qenë të angazhuar me hartimin e raportit?

Ne pajtohemi që mund të ketë probleme në shëndetësi, por gjithashtu duhet ta pranoni që shëndetësia në nivelin primar filloi të funksionojë mirë dhe shërbimet u rritën në cilësi dhe sasi të konsiderueshme vetëm me qeverisjen e PDK-së.

HW

Ju kolegë të nderuar të LDK-së, a nuk ju kujtohen “kuadrot” tuaja “profesionale” që sot “mrizojnë” nëpër burgje në çfarë derexhe e patën sjellë QKMF-në, por edhe nivelin sekondar të shëndetësisë, ku të dy drejtorët, ai i QKMF-së dhe i spitalit regjional u shkarkuan nga pozitat e tyre për keqpërdorime, korrupsion dhe keqmenaxhim.

Këso probleme, të nderuar kolegë, as nuk kanë pasur dhe as nuk do të kenë kuadrot tona të PDK-së, sepse e kanë të qartë që në udhëheqje, janë mjekë, teknikë, e qytetarë të cilët nuk përfaqësojnë parti apo ndonjë subjekt politik.

Po ju kujtojmë që ju keni qenë edhe deri tani në komitetin e shëndetësisë dhe keni mundur edhe deri në fund të mandatit te kaluar t’i ngrisni këto “shqetësime” po ju këtë nuk e keni bërë, sepse ju ka marrë mendja që pa pushtet politik nuk mund ta ndërroni drejtorin. Pra, ju keni bërë një gabim të rëndë kur me lehtësi e keni paragjykuar ndërrimin e tij pa e sjellur ende as edhe një të vetmin argument para komitetit. Ju vetëm keni ngritë çështje dhe kjo është mirë, por niveli politik nuk është ai që vlerëson dhe sanksionon meritueshëm (sepse komitetet janë trupa politikë të kuvendit).

Këtë e bëjnë trupat profesionale siç është auditimi i brendshëm i komunës dhe ai i jashtëm. Nëse në raportet e tyre gjenden shkeljet që ju i paragjykoni, atëherë ne në komitet masim e çmasim dhe i rekomandojmë punëdhënësit nëse duhet të ndërpritet një kontratë ose jo?

Pra, keni gabuar dyfish ju doktorët e LDK-së në komitetin e shëndetësisë: njëherë kur keni bërë gabim në hapa sepse as monitorimi bile nuk është detyrë (e as mundësi) e jona e drejtpërdrejtë (këtë e bënë auditimi me konstatim të bazuar profesional) dhe e dyta kur e keni zbuluar para komitetit se “mjeti e arsyeton qëllimin” e qëllim juaji është largimi i drejtorit gjë e cila ju sigurojmë që nuk do të ndodhë përderisa nuk gjendën shkelje të rënda të argumentuara nga drejtori dhe kushdo tjetër në proces.

Arsyetimin tonë rreth komunikatës për media, donim ta bënim edhe në seancën e kuvendit komunal, pasi që drejtoreshës tonë dhe tuajës i kishin djeg buzët pasi që ne e quajtëm raportin e saj “ese të pa kripur”, pasi që Kryesuesja nuk na e dha mundësinë e fjalës, mirëpo ato do t`i diskutojmë ne seancën e radhës së Kuvendit Komunal thuhet në përgjigjen e Fatbardha Selmanit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.