Eko Higjiena

Sela: Albin Kurti po bën punën e “djallit”, nuk është ai që e kam njohur

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, sot përsëri ka komentuar deklaratën e mëhershme të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në lidhje me statusin e gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut.

Sela në “Daily Click” tha se Kurti po e bën punën e djallit dhe nuk është ai që e ka njohur dikur dhe shtoi se Kurti është i keqinformuar.

“Është i keqinformuar në variantin më të mirë. E ka ambasadorin në Shkup, si mund të keqinformohet? Unë thashë në variantin më të mirë, në variantin më të keq, po e bën punën e djallit dhe nuk është ai kryeministër që unë kam njohur dikur, pse? Nuk e di”, tha Sela.

UBT

Sela tha se Albin Kurti nuk duhet të ketë dilema se gjykatësit në Maqedoni janë të të njëjtit mentalitet që dhanë dënime për të dënuarit e rastit të Kumanovës dhe shtoi se, është e njëjta mendësi që Agim Islamin e lë në burg, që siç thotë, edhe pse janë të gjitha dëshmitë se ai duhet të jetë i lirë.

Kujtojmë se Albin Kurti më herët pati deklaruar se “nuk ka në Maqedoninë e Veriut ligj për përdorimin e gjuhës shqipe dhe nuk ka pasur as në të kaluarën”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.