Mobi Casa

Sekretari i MPJ-së krye në veti ua shkurton orarin agjëruesve

/ 1 minutë lexim
KD-viti

Një vendim për shkurtimin selektiv dhe të jashtëligjshëm të orarit të punës që është marrë nga sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme, është anuluar pas vetëm 24 orësh.

Sekretari i MPJ-së, Nagip Skenderi, të martën, kishte nxjerr vendim për shkurtimin e orarit të punës për ata të punësuar të MPJ-së që janë duke agjëruar ramazanin. Por, pas 24 orësh është detyruar që ta anulojë vendimin, shkruan Koha ditore.

KD-gjilan

Të martën, të punësuarit agjërues, kishin marrë njoftim nëpërmjet një sms se do të punojnë një orë më pakë. Atyre u ishte ofruar mundësia që orarin ta nisin në ora 9:00, ose ta mbarojnë orarin në një orë më herët, në ora 15:00.

Burime të gazetës “Koha ditore” kanë bërë të ditur se vendimi i Nagip Skenderit, i cili edhe vetë është duke agjëruar ramazanin, ka “tmerruar”, kreun e ministrisë, Enver Hoxhaj, i cili nuk ishte konsultuar fare për këtë vendim dhe si pasojë Hoxhaj kishte kërkuar sqarim nga sekretari. /Indeksonline/