UBT

Sekretari i AAK-së: LDK-ja e VV-ja marrin detyra nga PDK-ja

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Burim Ramadani, u është kundërpërgjigjur akuzave të zyrtarëve të LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje! se kjo parti po ia mban anën Qeverisë së Kosovës.

Në këtë intervistë për “Epokën e re”, Ramadani ka thënë se janë pikërisht këto dy parti opozitare që janë duke i mbajtur në pushtet PDK-në dhe kryeministrin Hashim Thaçi.

ARKATANA

Në këtë kontekst, Ramadani ka thënë se LDK-ja dhe Vetëvendosje! janë duke marrë detyra nga PDK-ja. “A kanë ndonjë logjikë këta njerëz që flasin dhe bëjnë strategjitë e LDK-së dhe të VV-së? Merren me AAK-në ditën dhe natën, pandërprerë. Për më keq, vetëm shpifin kundër AAK-së. Por duket qartë se ekziston koordinim me njerëz të caktuar të PDK-së, qoftë brenda apo jashtë Qeverisë dhe kuvendit aktual”, ka thënë Ramadani, duke shtuar se brenda LDK-së dhe Vetëvendosje!-s ka njerëz të kriminalizuar. “Haraç vendosin vetë dhe njerëz të kriminalizuar kanë vetë, të dy partitë. Haraç vendos Qeveria e Kosovës. Haraç vendosin, përveç PDK-së, për të cilën gjithë bota e ka kuptuar, edhe LDK-ja dhe VV-ja”, ka thënë ai.

Ramadani ka treguar se përçarjes së opozitës më së shumti i kanë ndihmuar LDK-ja dhe Vetëvendosja! “Unë e kam të qartë se LDK-ja dhe VV-ja e kanë kuptuar se nuk janë të zotët të trajtojnë rreth 1 miliard euro korrupsion e keqmenaxhimin gjatë këtij 7-vjetëshi. LDK-ja për shkak se edhe vetë ka qenë pjesë e këtyre manipulimeve dhe korrupsionit, ndërsa VV-ja për shkak se ka lidhje të ngushta me rrjete të caktuara brenda PDK-së”, është shprehur Ramadani.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.